Anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak, ditën e sotme në orën 17:00 do të mblidhen në selinë qendrore të Partisë Socialiste.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj raporton në emisionin “Live në mëngjes”, nën moderimin e Brikena Priftit dhe Indrit Çobanit, se në mbledhje pritet të diskutohet shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej shkurtit me urdhër të SPAK, ndodhet në paraburgim.
Erion Veliaj nuk e ka komentuar zyrtarisht vendimin politik të Edi Ramës për shkarkimin e tij. Në rast se Këshilli Bashkiak vendos për shkarkimin e Veliajt dhe kjo firmoset nga kryeministrit, Veliaj ka të drejtën t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Nëse Veliaj i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kemi pezullim të zgjedhjeve.
Më 11 shtator, gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama kërkoi që t’i hapet rrugë shkarkimit të Erion Veliajt, kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës në shkurt të këtij viti.
Kreu i qeverisë, propozoi Ogerta Manastirliun si kandidate zyrtare të PS për Tiranën dhe bëri thirrje për mbështetje të plotë për të, në funksion të vizionit për Tiranën 2030 dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Jam i vetëdijshëm se ajo që kemi sot është ende larg nga drejtësia që i duhet Shqipërisë së vitit 2030 në Bashkimin Evropian, dhe larg nga ajo që meritojnë qytetarët e këtij vendi të sakatuar ndër shekuj nga padrejtësitë. Por nuk ka asnjë rrugë tjetër, përveç durimit shtetformues.
Kanë kaluar shtatë muaj dhe Tirana ende nuk ka një kryetar bashkie të votuar që ushtron detyrën. Nuk ka asnjë kryetar bashkie të dënuar nga drejtësia. Sot kemi një kryetar të zgjedhur tre herë nga populli, të cilit i është mohuar e drejta e gjykimit në liri. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Është një nga shkeljet më të hapura dhe më flagrante që kemi parë.
Tema jonë sot është se askush nuk mund të thotë se sa mund të zgjasë kjo situatë. Ndërkohë, Tirana ka punë të mëdha për të bërë, ditë e natë. E falënderoj kryetaren e komanduar për përkushtimin, por sot është momenti për të marrë një vendim politik: të hapim rrugën për zgjedhje të reja për një kryetar të ri bashkie në Tiranë.
Përfaqësuesit tanë në Këshillin Bashkiak duhet të vënë në lëvizje mekanizmin ligjor të shkarkimit të Erion Veliajt.
Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet sot Tiranës. Ajo përfaqëson forcën e qetë të tiranses, të gruas dhe të nënës që ka rritur vajza të shkëlqyera. Ajo është e duhura për të çuar përpara punën tonë transformuese për Tiranën 2030.
Është radha jote, e dashur Ogerta, që të udhëheqësh Tiranën. Ndërsa detyra jonë është të të mbështesim, duke u vënë në rresht pas teje për të marrë votëbesimin nga kryeqyteti”, tha Rama. /vizionplus






Jo po shko më mirë e puthi bythën Saliut … pse vetëm ti di të pyesësh?