Subscribe

Afrimi i datës së zgjedhjeve gjithnjë sjell si problematikë numrin, relativisht të lartë të qytetarëve me karta identiteti të skaduara. Në më pak se tre muaj nga dita e votimit, personat të cilët deri më tani nuk e zotërojnë një dokument identifikimi të vlefshëm është rreth 800 mijë.

 

ROMINA KUKO

ZV/MINISTRE E BRENDSHME

Në vitin 2020 kishim një shifër shumë të lartë, të cilën ne e konstatuam që në fund të 2019-ës. E kemi filluar që në vitin 2020 1ë të bëjmë fushatën ndaj qytetarëve që të fillojnë të nxitojnë që të aplikojnë për kartat e reja. Ndodhi që në periudhën e pandemisë, për fat të keq kishim për një periudhë tre mujore mbylljen e sporteleve dhe pamundësinë që qytetarët të kishin mundësi të aplikonin për karta identiteti, për ronovimin e tyre.

 

Për zëvendës ministren e Brendshme, Romina Kuko,  shumë qytetarë po i përgjigjen kërkesës për një dokument të vlefshëm identifikimi, por numri mbetet i konsiderueshëm.

 

ROMINA KUKO

ZV/MINISTRE E BRENDSHME

Krahasuar me shifrat shumë të larta, ekstremisht shumë të larta që kemi pasur për personat që u skadonin këto karta identiteti, mund të themi që ritmet janë rritur. Ne kemi vënë edhe kapacitete shtesë në zyrat e gjendjeve civile dhe të Aleatit për aplikimin e këtyre kartave. Mund të themi që kemi pasur ritme të mira, por mbetet një numër shumë i lartë dhe një kohë shumë e shkurtër për aplikimin e kartave te ID-së. Vlen të theksohet se kartat e ID nuk janë të rëndësishme vetëm për procesin e zgjedhjeve por edhe për shërbime të tjera si në institucionet shtetërore dhe private.

 

Në rast se qytetarët do ta lejnë për në ditët e fundit aplikimin, zgjidhja është:

 

ROMINA KUKO

ZV/MINISTRE E BRENDSHME

Shtimi i posteve apo hapja e zyrave ditën e shtunë dhe të diel, shtimi i personelit që do të lehtësojë qytetarët pa diskutim që çfarëdolloj gjëje që kalon nga dora jonë, ne do të jemi në dispozicion të qytetarëve, siç kemi qenë.

 

 

Pasi 75 vjeçarëve e sipër nuk u duhet më të rinovojnë kartat e identitetit, pasi ato janë të vlefshme përtej afatit të skadimit, Ministria e Brendshme, është duke menduar një tjetër kategori përfituese:

 

ROMINA KUKO

ZV/MINISTRE E BRENDSHME

Të njëjtën gjë jemi duke bërë edhe për personat me aftësi të kufizuar, pra persona që janë në mbështetjen sociale apo me subvencione nga shteti, po përpiqemi t’i ndihmojmë ata, para është kjo fasha e kategorive në nevojë që duhet të përfitojnë rimbursimin nga shteti.

 

Thirrjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për tu pajisur me karta të vlefshme identifikimi i janë bashkuar edhe ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, Yuri Kim e Luigi Soreca, madje duke e cilësuar procesin si një sfidë të madhe.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *