Uniformat blu arrestuan një 44 vjecar I cili kërkohej prej një viti e gjysmë pasi ndaj tij rëndonin disa vepra penale.

44 vjecari kishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkeshorten e tij dhe, kishte marre djalin e tyre, vetem 8 vjeç duke e mbajtur në arrati, larg të ëmës dhe të afërmëve të tjere.

Pas te dhenave të marra në rrugë operative uniformat blu per 72 ore kanë berë të mundur krehjen e pyllit te Kurbeneshit, ku është bëre e mundur arrestimi  i bashkëshortit abuzues.

Efektivet kanë bërë te ditur se i mituri është në gjëndje te mire shendetësore, ndërsa tashme po trajtohet me nje psikolog.

Mbi 44 vjecarin  rendojne akuzat e  “Dhunës në familje”, “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës” dhe  si dhe marrjen e te miturt kunder vendimit të gjykatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *