8 të burgosur të burgut të Drenovës kanë rezultuar pozitiv me Covid – 19. Lajmi është bërë me dije nga burime të siguruara pranë njësisë vendore të kujdesit shëndetsor në Korçë.

 

Sipas të njëjtit burim për Vizion Plus, kanë qënë dy të burgosur të cilët kanë shfaqur shenja të ngjashme me ato të Covid.

 

Në kushte të tilla mjekët epidemiologë në bashkëpunim me drejtorinë kanë vendosur që të kryejnë testet e tamponit të gjithë të burgosurve të të njëjtit sektor me dy personat e infektuar.

 

Nga numri total i testeve të kryera në IEVP e Drenovës, kanë rezultuar pozitive tetë të dënuar.

 

Menjëherë pas marrjes së përgjigjes së testit që rezultoi pozitiv, të tetë të dënuarit pak para mesnate janë dërguar drejt spitalit të burgut në kryeqytet. Në kushte të tilla është kryer izolimi i gjithë të burgosurve të sektorit ku u shfaqën të infektuarit me COVID, izolim ky në masa të rrepta sigurie duke i qëndruar strikt protokollit.

 

Burimet nuk bëjnë me dije nëse të burgosurit i përkasin sektorit të sigurisë së lartë, sigurisë së ulët apo sektorit të paraburgimit. Deri në këto momente nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e burgut të sigurisë së lartë të Drenovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *