Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ka shpresë se paketa “Anti-KÇK” mund të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Sipas tij, diçka e tillë është e pamundur sepse qeveria socialiste është bërë palë me krimin.

 

“Pas 7 vitesh dështim, një gjë është e qartë. Edi Rama dhe qeveria e tij nuk mund të luftojnë krimin dhe korrupsionin sepse ata jane vetë krimi dhe korrupsioni. KÇK nuk mund të luftojë KÇK!”

 

Të shtunën, përmes një deklarate për mediat, Partia Demokratike e kundërshtoi ligjin special “Anti-KÇK” sepse sipas selisë blu, është antikushtetues. Për PD, paketa synon të zëvendësojë Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *