Greqi – Një tentativë vrasjeje ka tronditur Lasithin orët e fundit kur dy burra janë grindur për një grua.

Sipas informacioneve të cretapost, gjithçka ka ndodhur mëngjesin e së martës.

Një 51-vjeçar dhe një 57-vjeçar kanë pasur mosmarrëveshje për një grua.

Siç u konstatua, 57-vjeçari ishte ish-partneri i saj, ndërsa 51-vjeçari aktuali.

Paraditen e së martës, 51-vjeçari kishte dalë në mëngjes jashtë shtëpisë së 57-vjeçarit dhe kishte ngritur një pritë.

Sapo 57-vjeçari doli, ai e goditi me një dru në kokë.

Përgjigja e 57-vjeçarit ka qenë e menjëhershme pasi ka nxjerrë armën dhe ka hapur zjarr ndaj tij.

Por për fat të mirë asnjë nga plumbat nuk e ka kapur.

Arrestohet 57-vjeçari – Në kërkim 51-vjeçari

Policia është vënë në dijeni për incidentin dhe ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka gjetur dy gëzhoja.

Efektivët e policisë lokalizuan dhe arrestuan 57-vjeçarin, i cili ka pësuar dëmtime në kokë dhe e kanë shoqëruar në spital për ndihmën e parë.

Ndaj 57-vjeçarit tashmë është ngritur një dosje për vrasje të mbetur në tentativë, ndërkohë që 51-vjeçari është në kërkim./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *