5 qytetarë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në spitalin Shefqet Ndroqi dhe atë Infektiv, si pasojë e koronavirusit.

Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID1 një 45-vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 64-vjeçar nga Tirana dhe një 68 vjeçare nga Pogradeci. Një 45-vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77-vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin COVID2.

Po ashtu, këtë të premte, janë konfirmuar pozitivë me virus 104 përsona, nga 564 testime të kryera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *