Subscribe

Ndërsa të gjithë aktivitetet kulturore  janë ndërprere, dhe ende nuk dihet se kur do të rinisin, puna me violinën nuk ka stopuar për artistin virtuoz Tedi Papavrami. Ndjesitë që ka përjetuar nga kjo pandemi e kanë rikthyer atë te sonatat e Bahut.

TEDI PAPAVRAMI

VIOLINIST

Në fakt ndodhi që unë duhet të bëja një regjistrim, një disk të ri që është i parashikuar në muajin shtator, te regjistroja pjesë të repertorit spanjoll në violinë dhe piano. Për disa arsye mendova se duhet të regjistroja gjatë sonatat dhe partitat e bahut, vendosa këtë ndërrim dhe ju vura punës që pikërisht në këtë periudhë në një periudhë të fuqishme dhe ngushëlluese. Uroj që kështu do jetë dhe për publikun dhe vitin që vjen.

Izolimi dhe  pasiguria per ate qe do te ndodhe me pas, per shumekend eshte nje eksperinece e re, por per Papavramin, keto ndjesi ndohsta edhe me te forta i ka përjetuar vetem kur ishte 14 vjec, dhe nisi jeten ne France asokohe nje vend gati i panjohur.

TEDI PAPAVRAMI

VIOLINIST

Po me ka kujtuar muajt e parë kur kemi pas lënë Shqipërinë dhe u instaluam ne Francë. Ishim te ndërprerë nga çdo kontakt përveç një gruaje një familje miqsh që vinin na takonin, ishim ne një vend te humbur krejt te mbyllur. Atëherë isha 14 vjeç, kisha vetëm violinën dhe daljen në pyll, kemi ndenjur për një vit. Shoh mje ngjashmëri, tani është pak me e lehte se tani është e gjithë bota kështu dhe kur e ndan me te tjerët është me kollaj.

Dita e Papavramit eshte e ndare mes violines dhe sportit por karantina e ka kthyer edhe te kuzhina.

TEDI PAPAVRAMI

VIOLINIST

Në fakt në Zvicër nuk është shume i rreptë. Kemi të drejtë të dalim të shëtisim. Aktivitetet, si koncertet dhe udhetimet jane nderprerë, por në jetën e përditshme merrem me studim dhe sport. Një jetë më e kufizuar por jo aq e rrepte sa në France dhe Shqiperi. Kam bërë pak më tepër kuzhine mbase jo kaq shumë, por pak me teper.

Ndersa disa aktivitete ishin planifikuar per ta rikthyer Papavramin ne Shqiperi pezullimi i tyre e ka shtyre ardhjen e artistit ne nje date te pacaktuar, por jo te pamundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *