Subscribe

4 qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 127 raste të reja pozitive me koronavirus, nga 820 testime. E kanë humbur betejën me COVID19 një 65 vjeçar nga Vlora dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 59 vjeçar, një 75 vjeçar, një 76 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të martë se janë shëruar 103 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave që kanë arritur ta fitojnë betejën në 7732.

“75 raste në Tiranë, 8 në Korçë, nga 5 raste në Fier, Gramsh, nga 4 raste në Lushnje, Berat, nga 3 raste në Shkodër, Kavajë, Mirditë, nga 2 raste në Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Durrës, Devoll, Has, Vlorë, Pukë, Librazhd, Dibër, Roskovec, Patos.”

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   2658

Durrës                  594

Shkodër               395

Elbasan                 309

Lezhë        308

Korçë    255

Fier                 243

Vlorë     197

Kukës        150

Berat      111

Dibër     107

Gjirokastër   75

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *