Më shumë se 4.3 milionë njerez janë infektuar nga Covid-19 në të gjithë botën.

Më konkretisht të dhënat deri mbrëmjen e kësaj të martë konfirmojnë numrin 4 milionë e 326 mijë paciente pozitiv nga ky virus.

Ndërkohë numri I pacienteve ka shkuar në 292 mijë dhe 1 milionë e 572 mijë persona janë shëruar totalisht.

SHBA ka numrin më të lartë të viktimave me 83 mijë e 200 të vdekur ndërsa 1.4 milionë janë infektuar.
Britania e Madhe ndjek me 32 mijë e 692 viktima dhe 227 mijë të infektuar.

627 persona gjeten vdekjen vetëm këtë të martë në Britani.

Italia me 30 mijë e 911 viktima është një tjetër vend me pasoja të rënda ndërsa në Francë kanë gjetur vdekjen 27 mijë njerez.

Këtë të martë vec Britaniasë, Italisë, Francës dhe Spanjës, edhe disa vende të tjera kanë pasur mbi 100 të vdekur në pak orë.

Bëhet fjalë për Kanadanë me 174 të vdekur, India me 121 viktima,Ekuadori 182 dhe Meksika me 108.

Brazili në mënyrë të vecante ka situatë shqetësuese me 440 të vdekur vetëm këtë të martë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *