Partia Demokratike akuzoi përfaqësues të PS në bashkinë e Rrogozhinës se kanë përdorur një skemë kriminale për blerjen e votës në procesin e 25 prillit.

Grida Duma, deputete e zgjedhur në këtë bashki, por edhe në Kavajë, tha se janë paguar nga 1 milionë deri në 35 milionë lekë për familje për të blerë vota në Rrogozhinë.

 

Selia blu bën të ditur nëpërmjet Grida Dumës se SPAK heshti edhe pse për këto akuza padi kallëzim 5 herë përpara zgjedhjeve.

 

Njësoj si kudo tjetër në Shqipëri, në Bashkinë e Rrogozhinës u zbatua skema e blerjes së votave përmes njerëzve kyçë në administratën shtetërore dhe krimit të organizuar. 3 javë para ditës së zgjedhjeve, Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK të gjithë personat kryesorë të përfshirë në skemën e blerjes së votive. Përveç blerjes së votës, ditën e zgjedhjeve në Rrogozhinë u rregjistrua edhe akti kriminal i pengimit të votimit nga njerëz të lidhur me Partisë Socialiste. Kundër këtyre dhe një ushtrie nëpunësish që shpërndanin para, ushqime dhe favore të tjera, që mblidhnin kartat e identitetit për të mos lejuar votimin e mbështetësve të opozitës, Partia Demokratike ka bërë 5 kallëzime penale në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion deri më 25 prill. Megjithëse pati 3 javë në dispozicion, SPAK heshti duke lejuar mercenarët e aleancës Rama-Doshi-Rakipi të zbatojnë skemën kriminale të blerjes së votave.

 

PD publikoi me emra se cilët janë personat e përfshirë sipas tyre, në masakrën elektorale të 25 Prillit në Bashkinë e Rrogozhinës. Duma tha se janë bërë abuzime të frikshme me parate që kanë marrë familjet në emër të dëmtimeve të shtëpive nga tërmeti i vitit 2019.

 

“Përmes Këshillit Bashkiak nën kontrollin e plotë nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi, është ndryshuar kategoria e dëmit të shkaktuar nga tërmeti për 1700 familje dhe janë shtuar në skemën e zhdëmtimit edhe 961 familje që nuk ishin kategorizuar si familje të dëmtuara nga tërmeti. Me vendimet e datave 24.03.2021 dhe 12.04.2021 Bashkia akordoi grante që arrijnë deri në 35 milion lek për familje që thuajse nuk ishin dëmtuar nga tërmeti dhe ka përjashtuar pothuajse familjet e fshatrave Lekaj, Sinaballaj dhe Cikallesh që jetojnë prej 2 vitesh në çadra plastmasi pasi shtëpitë e tyre u rrënuan realisht nga termeti. Përveç granteve të paligjshme, Bashkia Rrogozhinë ka fryrë strukturën e saj në shkurt të vitit 2021 duke rritur numrin e të punësuarve nga 90 në 317, duke shtuar rreth 227 punonjës. Sipas të dhënave janë punësime të qytetarëve që nuk janë banorë të Rrogozhinës.”

 

 PD shton se një tjetër formë kriminale e blerjes së votës në Bashkinë e Rrogozhinës është lejimi i ndërtimeve pa leje me qëllim maksimizimin e votave për Partinë Socialiste.

 

Përmes Sami Dervishit, Drejtor i shkollës 9-vjeçare Karpën, Bujar Dervishit, Specialist në Komisariatin e Policisë Kavajë dhe Arben Memës, Specialist në Komisariatin e Policisë Kavajë dhjetëra shtetas janë favorizuar të bëjnë ndërtime të paligjshme. Përveç Arben Ahmetajt në skemën kriminale të blerjes së votës kanë marrë pjesë drejtorët më të rëndësishëm të administratës nga qeveria qendore dhe bashkia e Rrogozhinës.

Më poshtë të gjithë emrat e akuzuar nga PD për deformim të rezultatit zgjedhor në Rrogozhinë.

 

Muharem Troka, babi i Administratores së Njësisë Gosë, Valmira Troka

Fatmir Haska, Kryetar i seksionit Gosë Qender për Partinë Socialiste

Shefit Thartori, punonjës i administratës së Bashkisë Rrogozhinë

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Rrogozhinë

Elidon Bega, Këshilltar i Kryetarit të Bashkisë

 

Lulëzim Halit, punonjës i Bashkisë Rrogozhinë.

 

Romina Bega, punonjës i Bashkisë Rrogozhinë.

 

Erald Abazi, punonjës i Bashkisë Rrogozhinë.

 

Rakip Tosku, Shef i Emergjencës Civile në Bashkinë Rrogozhinë

 

Sami Dervishi, Drejtor i shkollës 9-vjeçare Karpën.

 

Bujar Dervishi, Specialist në Komisariatin e Policisë Kavajë

 

Arben Mema, Specialist në Komisariatin e Policisë Kavajë.

 

Elvis Hoxha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *