Të dhënat që vijnë nga Italia këtë të enjte janë sërish dramatike, 427 persona më shumë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. Autoritetet kane bërë të qartë se zona e Lombardisë dhe Bergamo vijojnë të përballen me betejën më të vështirë, spitalet janë plot dhe 5 mjekë të tjerë pensionistë kanë humbur jetën.

 

“Situata është e vështirë, numërojmë 3405 viktima dhe më shumë se 41 mijë të infektuar. Mes tyre janë edhe 300 fëmijë por dua të theksoj se nuk ka raste të rënda apo fatalitete tek të miturit, edhe nëse shfaqin simptoma ato mund të kurohen duke u ndjekur tek mjeku pediatër. Koronavirusi kërcënon prindërit tanë dhe gjyshërit prandaj dua tju bëj thirrje edhe njëherë që të respektoni masat në mënyrë rigoroze, qëndroni në shtëpi, ruani higjenën dhe respektoni distancën.”  

 

Guvernatori i Lombardisë, Attilio Fontana ka bërë thirrje për ndihmë pasi mjekët dhe infermierët nuk mjaftojnë për ti bërë ballë mbipopullimit të spitaleve.

 

Gjatë një interviste për Corriere della Sera, Conte u bëri thirrje të gjithë qytetarëtve se shtrëngimi i masave është mëse e nevojshme. Ai madje njoftoi se mbyllja e shkollave dhe gjendja emergjente, do të vazhdojë deri në muajin prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *