Italia ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 274 viktima nga koronavirusi. Në total, numri i vdekjeve ka shkuar në 29,958.

Autoritetet raportuan këtë të enjte 1,401 raste të reja të konfirmuara me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuave në 215,858.

Deri më tani, në vendin fqinj rezultojnë 96,275 shëruar nga Covid-19. Sot u rikuperuan 3,030 pacientë.

Ndërkohë, në terapi intensive ndodhen 22 pacientë më pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *