Subscribe

Ky është blloku i banimit tek kthesa e Kamzës, i njohur ndryshe si kompleksi Malajzian, i cili tashmë është zyrtarisht i regjistruar pranë zyrës së pasurive të paluajtshme.

Nga ky proces përfitojnë 780 familje e subjekte që kanë shtëpi banimi, parkime apo biznese. Objektet kanë nisur ndërtimin që në vitin 1995 por për shkak të problemeve të pronësisë kane kaluar një kalavar të gjatë që duket se përfundoi këtë verë.

 

Ky kompleks mund të konsiderohet si dinozauri i ndërtimeve të palegalizuara, për arsye të moshës që zvarritet plot 25 vjet, për arsye të madhësisë 780 apartamente, dhe qoftë për arsye të problematikave që mbartte, mbivendosje pronash, vendime gjykatash, AMTP, të lëshuara në kohë të ndryshme, vendime të kthimit të pronave, probleme hartografike, etj- shpreh Artan lame kreu I kadastrës.

 

Kompleksi ka një sipërfaqe prej 56 mijë metrash katrorë, dhe legalizimi i këtyre objekteve ishte pjesë e procesit për legalizimin e pallateve të braktisura nga pronarët.

 

Tashmë banorët do të kenë një afat 30 ditor për të verifikuar emrat dhe pasuritë e tyre në listat që po afishon Drejtoria Vendore e Kadastrës Tiranë Rural 2. Këto lista do të afishohen në Njësinë Administrative Kashar, në Zyrat e Shoqërisë “Kamza Development” si edhe në faqen e  facebook të Kadastrës Shqiptare. Pas këtij afati Shoqëria do të fillojë shpërndarjen e dokumentit përfundimtar të pronësisë për secilin banor.- sqaroi Lame

 

Sipas të dhënave nga kadastra deri më tani janë 902 pallate të legalizuara me rreth 20.000 familje përfituese dhe mbi 2,4 milion m2 ndërtim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *