Policia e Gjirokastrës arrestoi këtë të hënë dy persona të akuzuar për kultivim dhe trafikim droge.

Gjatë operacionit të koduar “Fluksi”, u vunë në pranga një gjirokastrit 22-vjeçar dhe një vlonjat, 48 vjeç.

I riu u konstatua mbrëmjen e të dielës duke transportuar 21 kg kanabis drejt kufirit grek. Lëndën narkotike ai e kishte të fshehur në mjetin e tij.

Aty ndodhej dhe një sasi lënde narkotike e presuar në trajtën e çokollatës. Drogën do ta transportonte drejt Greqisë vlonjati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *