Shkon në 208 numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se këtë të mërkurë kanë gjetur vdekjen 3 persona të tjerë që ishin prekur nga koronavirusi.
Dy prej viktimave ishin nga Tirana dhe një tjetër nga Elbasani. Autoritetet nuk sqaruan nëse viktimat kishin apo jo sëmundje bashkëshoqëruese.
Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 65 vjeçar nga Elbasani dhe dy qytetarë nga Tirana, një 66 vjeçar dhe një 76 vjeçare. I shprehim ngushëllimët familjarëve.
Shifrën më të lartë të viktimava nga totali deri më tani e mban qarku i Tiranës me 102 persona që kanë ndërruar jetë, Shkodra me 33 viktima dhe Durrësi me 30 të vdekur.
COVID-19 – Statistika (12 Gusht 2020)
Testime totale 47676
Raste pozitive 6817
Raste të shëruara 3552
Raste Aktive 3057
Humbje jete 208 (Qarku Tiranë 102, Shkodër 33, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1678
Durrës 367
Shkodër 263
Fier 126
Lezhë 119
Vlorë 115
Korçë 102
Kukës 91
Elbasan 73
Berat 51
Dibër 39
Gjirokastër 33





