Subscribe

Regjistrohen 14 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, duke e çuar në total në 562 numrin e të infektuarve.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se është prekur me COVID-19 edhe një personel shëndetësor në Shkodër.

“Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Në 24 orët e fundit janë testuar 231 persona të dyshuar me COVID-19, prej të cilëve 35 janë personel shëndetësor”, tha dr. Marjeta Dervishi nga ISHP.

Nga rastet e reja 7 i përkasin Krujës, 5 raste shënohen në Tiranë dhe 2 në Shkodër. Deri në këto momente janë testuar 5542 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19 rreth 10% e të gjithë të testuarve.

“Kjo shifër tregon për një kontroll të mirë të epidemisë dhe për një numër krejtësisht të mjaftueshëm testimesh për të vlerësuar situatën. Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 314. Aktualisht në vendin tonë janë 222 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet, numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave. Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.”


Në shërbimin infektiv aktualisht janë 34 të shtruar,  6 prej pacientëve janë në terapi intensive.


“Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 42 pacientë.”

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:


– Tiranë 251 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste

– Elbasan 16 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 96 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 18 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 7 raste

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *