E martë, 20 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

14 mijë punonjës ende në verifikim për pagën e luftës, nesër nis aplikimi për 40 mijë lekë

E shtuna ishte afati i fundit kur biznesi i vogël do të aplikonte për të përfituar pagën e luftës për muajin mars. Në përfundim të këtij afati, shifrat tregojnë se numri i aplikimeve ishte shumë herë më i lartë se ai i përfituesve.

Reklamë

Sipas të dhënave zyrtare, deri këtë të hënë janë miratuar aplikimet e 32 mijë binzeseve që u korrespondojnë 54 mijë të punësuesve. Por Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se ka ende biznese që janë në fazë verifikimi ndaj dhe numri i përfituese do të shënojë rritje.

Reklamë

Në total kemi 35 mijë refuzime. Ndërkohë kemi 14 mijë raste të punësuarish që janë pjesë e biznesit të vogël që janë ende në verifikim, ndaj dhe shifra do të rritet për të arritur atë target të përcaktuar nga qeveria prej 60 mijë të punësuarish.

Ibrahimaj sqaron se për përfitimin e pagës së dytë, atë të muajit prill, nuk do të jetë i nevojshem aplikimi nga e para e biznesve.

Por e marta do të shënojë fazën e dytë të aplikimeve për biznesin e madh. Tatimet sqarojnë se hapi i parë do të jetë i administratës nëpërmjet njoftimeve që do t’i bëjnë sipërmarrjeve.

Paralelisht, edhe në këtë paketë të dytë, ka disa pikëpyetje që shoqëron procesin lidhur me subjekte përfituese.

Nga paketa e dytë, qeveria parashikon se do të përfitojnë 176 mijë të punësuar me një shumë prej 40 mijë lekësh secili.

Më shumë video

Reklamë