Teksa mori pjesë në ceremoninë në nderim të dëshmorëve të atdheut në Fier, Taulant Balla kujtoi edhe deputetin socialist Fatmir Xhindi I cili u vra 13 vite më parë.

 

Kreu i grupit parlamentar socialist u shpreh besimplotë se organet e reja të drejtësisë do të zbardhin këtë vrasje makabër.

 

 

 Natyrshëm që për ne socialistët Fatmir Xhindi mbetet një koleg i paharruar dhe ende besojmë se drejtësia në bashkëpunim edhe me policinë e shtetit të hedhin dritë mbi një vrasje e cila ende është e pazbuluar dhe autorët e këtij krimi makabër nuk janë vendosur ende përpara drejtesisë. Ne presim që të gjitha institucionet ligjzbatuese të bëjnë detyrën e tyre.  Është e vërtetë që ka kaluar shumë kohë dhe që përgjegjësia rritet ndaj atyre që duhet të bëjnë detyrën për këtë krim.

 

13 vite më parë, Fatmir Xhindi, u ekzekutua afër banesës së tij në fshatin Kurjan të Fierit, nga persona ende të paidentifikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *