CIES, Observatori Ndërkombëtar i Futbollit, ka hartuar listën me 100 futbollistët që kushtojnë më shumë aktualisht.

Listën e udhëheq Xhud Bellingham, i cili sipas analizave të propozuara vlen 267.5 milionë euro.

Disa milionë më pak kushtojnë Erling Haland i Mançester Sitit dhe ylli i Realit të Madridit, Vinicius Zhunior, të cilët mbyllin podiumin.

Megjithatë, Real Madridi “sundon” renditjen, duke qenë se gjigandët e La Liga kanë tre lojtarë nga pesë në total që kalojnë shifrën 200 milionëshe.

Pozicioni i Kilyan Mbape është befasues, ndonëse duhet kujtuar se kontrata e tij skadon qershorin e ardhshëm. Pikërisht për këtë arsye ai është  i 27-ti, me 106.2 milionë euro vlerë. Asnjë lojtar i Serisë A nuk është në 20 vendet e para, çka tregon rënien e futbollit italian.

Renditja:

Jude Bellingham (Real Madrid) 267,5  milionë euro

Erling Haaland (Man City) 251,2

Vinicius Junior (Real Madrid) 250,3

Rodrygo Goes (Real Madrid) 247,9

Bukayo Saka (Arsenal) 223

Phil Foden (Man City) 195,8

Gavi (Barcellona) 175,4

Julian Alvarez (Man City) 164,7

Jamal Musiala (Bayern) 152,4

Martin Odegaard (Arsenal) 150,6

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *