Një 29-vjeçar shqiptar përfundoi në prangat e policisë greke sepse akuzohet për trafik droge.

 

Pas denoncimeve nga qytetarët, policia ushtroi një kontroll në banesën e tij, ku gjeti 10 kg kanabis të paketuat në qese të vogla, e cila ishte bërë gati për t’u shpërndarë tek blerësit.

 

Ai e kishte fshehur lëndën narkotike poshtë tapetit dhe në jastëkë. Sipas mediave greke, shqiptari mund të jetë i lidhur me banda kriminale në Greqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *