Subscribe

Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker do të zhvillojë një vizitë zyrtare këtë të mërkurë në Shqipëri.

 

Agjenda e tij përmban takime me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

 

Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit pritet të diskutojë për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe për fusha të tjera të interesit të ndërsjellë.

 

Vizita në Tiranë do të pasohet nga ajo në Maqedoninë e Veriut, ku Reeker do të jetë pjesëmarrës në Konferencës “Rruga drejt Prespës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *