Subscribe

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim bëri thirrje që të dënohen ata zyrtarë që shfrytëzojnë detyrën e tyre për interesat vetjake. Kim deklaroi se Shqipëria duhet të krijojë një sistem drejtësie të drejtë, me qëllim që edhe qytetarët të krijojnë besim se kushdo mund të ndëshkohet. Sipas Kim, korrupsioni është një problem i madh, por asnjë vend nuk është imun ndaj tij.

 

“Korrupsioni është një problem i madh, është një mal problemesh. Shohim zyrtarë të korruptuar, një sistem drejtësie të kapur, poste zyrtare të përdorua për të promovuar ose për të mbrotjur interesa vetjake ose partiake. Qeveritë mund të dënojnë ata që përdorin postin e tyre publik poër të pasuruar veten apo partinë e tyre. Shqipëria duhet të fillojë vlerësime të rregullta periodike të performancës së gjyqtarëve dhe prokurrëve për të siguruar një sistem të drejtë të drejtësisë. Duhet të gjenden mënyra për të dënuar dhe për të krijuar një sistem drejtësie të drejtë. Kur ta bëni këtë, do të krijoni besdimin se qeveria dhe drejtësia është krah qytetarëve të thjeshtë. Reforma në drejtësi ka nisur të tregojë rezultate. SPAK u ngrit, drejtori i BKH u zgjodh. Plotësimi i SPAK është prioriteti ynë më i lartë. Presim me kënaqëi të shikojmë më shumë rezultate. Secili prej këtyre hapave e sjellin Shqipërinë në një të ardhme më të mirë.”

 

Deklaratat diplomatja amerikane i bëri gjatë një tryeze të organizuar për të prezantuar rezultatet e raportit të Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit për Shqipërinë. Po ashtu, Yuri Kim vlerësoi punën e bërë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duke kërkuar një duartrokitje për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *