Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 August 2026
Vizion fokus

Të shtëna me armë gjatë një feste në Zvicër,...

Përmbytjet në Nepal, rëndohet bilanci i viktimave, më shumë...

Debat i ri mes Greqisë dhe Turqisë, Ankaraja sfidon...

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica e Hormuzit...

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb jetën biznesmeni...

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve...

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona të dëmtuar,...

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me...

U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen...

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë të ndryshëm,...

Zyra e kryeministrit: Prokuroria të zbardhë të vërtetën, jo të mbajë qëndrime politike

23 Tetor 11:58

Por zyra e kryeministrit i është përgjigjur Krimeve të Rënda, duke i kujtuar Prokurorisë se nuk është detyrë e saj të dëgjojë politikën, as të replikojë me politikanët, e as të publikojë në media opinionet e saj.

 

Kryeministri nënvizon në fund se shumica parlamentare i ka dhënë organit të akuzës një mbështetje të fortë për t’i shkuar deri në fund hetimit të rastit Tahiri:

 

Kryeministri Edi Rama, shpreh keqardhjen që Prokuroria e Krimeve të Rënda, është shprehur në media menjëherë pas fjalës së tij përpara grupit socialist lidhur me kërkesën për hetim të deputetit Saimir Tahiri.

 

Kryeministri i Shqipërisë, mbron pikëpamjen se detyra e organit të Prokurorisë nuk është as të dëgjojë politikën, as të replikojë me politikanët, as të publikojë në media opinionet e saj, për çfarë thotë një politikan a një tjetër. Po ashtu organi i akuzës, sipas Kryeministrit, as ka detyrën dhe as ia lejon etika e funksionit të vet të ushqejë debatet politike me komunikata që ngjajnë si të shkruara në selitë e partive politike.

 

Ai shpreh po ashtu keqardhjen, që organi i akuzës pretendon se ka konstatuar përpjekje për intimidim në fjalën e mbajtur sot prej tij. Në fakt, kreu i qeverisë dhe lideri i shumicës parlamentare vetëm ka dhënë opinionin e grupit parlamentar, bazuar në raportin e Komisionit të Mandateve dhe Rregullores dhe, padyshim, në paraqitjen aspak serioze të Prokurorisë në seancat publike të atij komisioni.

 

Kryeministri i rikujton me këtë rast organit të Prokurorisë, se ligjvënësit nuk janë noterë të kërkesave të këtij organi, po kanë detyrimin kushtetues t’i lexojnë ato, të dëgjojnë sqarimet e përfaqësuesve të organit në fjalë dhe, padiskutim, të gjykojnë mbi to. Prandaj ai, përsërit apelin që Prokuroria e Krimeve të Rënda të bëjë punën që i ngarkon Kushtetuta e Shqipërisë dhe legjislacioni shqiptar, dhe gjykimet mbi politikën t’ia lerë publikut.

 

Duke nxitur një hetim sa më të shpejtë, serioz dhe shterues për çështjen që lidhet me Saimir Tahirin, si edhe duke besuar sinqerisht se me pranimin e kërkesës së Prokurorisë nga ana e saj, shumica parlamentare i ka dhënë organit të akuzës një mbështetje të fortë për t’i shkuar deri në fund hetimit, Kryeministri i Shqiperisë i uron këtij organi punë të mbarë.​

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Prokuroria

Nga e njëjta kategori

Pylli kërkon 100 vjet të “rilindë”, specialistët: Zjarri “vret” tokën, bimësinë dhe pemët

më shumë...

Italiani që vodhi Q5 refuzon të japë emrin dhe deklarime, policia kërkesë ambasadës, i paqartë shkaku i hyrjes në Shqipëri

më shumë...

Situata e zjarreve, 4 vatra mbeten ende aktive, aktivizohen flakët në Dajt dhe janë përhapur deri në Priskë

më shumë...

Shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski, bllokohet mjeti lundrues, drejtuesi gjobitet me 500 mijë lekë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:36

Pylli kërkon 100 vjet të “rilindë”, specialistët:...

11:11

Policia arreston dy vëllezërit në Korçë, u...

11:00

Italiani që vodhi Q5 refuzon të japë...

10:35

Aktivizohen 3 vatra zjarri në Shkopet, zjarrfikësit...

10:17

Situata e zjarreve, 4 vatra mbeten ende...

10:11

Shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski,...

9:45

Italiani vodhi Audi Q5, reagon policia: Një...

9:07

Pronari lë ndezur makinën dhe zbret, italiani...

8:52

Të shtëna me armë gjatë një feste...

8:44

Përmbytjet në Nepal, rëndohet bilanci i viktimave,...

8:38

Çfarë do të thotë sipas psikologjisë të...

8:21

Debat i ri mes Greqisë dhe Turqisë,...

8:18

Tërmet gjatë mesnatës në jug të vendit,...

8:17

Dashuria dhe paratë, horoskopi për ditën e...

8:05

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit...

1:04

Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja...

11:04

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica...

10:36

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb...

10:10

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin...

9:29

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

Më të klikuarat

  • DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel në Golem, 18-vjeçar...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja ku ishte epiq...
  • Katër persona i dhunuan nipin 18-vjeçar, xhaxhai merr kallas...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.