Zv.ministri i Shëndetësisë së Iranit, Iraj Harichi është infektuar nga koronavirusi. Ai ka rezultuar pozitiv pas testit të kryer.

 

Rasti është konfirmuar nga këshilltarja për mediat në Ministrinë e Shëndetësisë  në Iran, Alireza Vahabzadeh.

 

 “Testi i koronavirusit për Harirchi, që ishte në vijat e frontit duke luftuar kundër koronavirusin, doli pozitiv”, njoftoi Vahabzadeh.

 

Gjatë një konference, zv.ministri Harirchi mohoi pretendimet se 50 njerëz kanë humbur jetën nga virusi në qytetin Qom, ndërsa theksoi se do ta merrte në konsideratë dorëheqjen nëse kjo shifër do të vërtetohet.

 

Harirchi është vetëizoluar në shtëpi. Një ditë më parë, ai është parë duke u djersitur dhe kollitur gjatë një konference teksa mohonte vdekjet masive nga virusi.

 

Ndërkohë, nga vendet evropiane, pas Italisë, këtë të martë u regjistrua edhe rasti i parë me koronavirus në Kroaci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *