Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
30 April 2026
Vizion fokus

“Në PD s’ka garë”, Mërtiri: Me Sali Berishën në...

Ministri izraelit: Do të ndërmarrim sërish veprime kundër Iranit

KE publikon masa për mbrojtjen e konsumatorëve nga çmimet...

Sulmet izraelite në Libanin jugor, humbin jetën pesë persona

Makina përfundon në oborrin e banesës në Klos

VIDEO/ Autobusi bie në lumin Sena, shpëtohen pasagjerët

SHBA shqyrton vendosjen e raketës hipersonike “Dark Eagle” në...

Bllokada detare në Hormuz, OKB: Rrezikohet ekonomia globale

75-vjetori i krijimit të Forcës Ajrore, Begaj: Plani i...

Propozimi i Rusisë për armëpushim në 9 maj, Ukraina...

Zoran Zaev largohet sot nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, pritet të mandatohet Dimitar Kovaçevski

22 Dhjetor 18:09

Kryeministri i deritashëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, finalizoi dorëheqjen e tij më 22 dhjetor.

 

Deri nga mesi i janarit të vitit 2022, Maqedonia e Veriut do të ketë Qeveri të re, që do të udhëhiqet nga Dimitar Kovaçevski, kryetari i ri i Lidhjes Social Demokrate (LSDM). Në krye të ekzekutivit, ai do ta zëvendësojë Zaevin.

Dorëheqjen nga Qeveria, Zaev e ka paralajmëruar më 31 tetor, pas disfatës së thellë të Lidhjes Social Demokrate në zgjedhjet lokale.Ai ka marrë përgjegjësinë për humbjen e LSDM-së përballë partisë opozitare, VMRO DPMNE, dhe ka dhënë dorëheqje edhe nga drejtimi i partisë.

 

Por, dorëheqja e tij është vonuar për gati dy muaj, pasi LSDM-ja ka humbur edhe shumicën parlamentare, për shkak të largimit të Lëvizjes Besa nga Qeveria. Për të shmangur zgjedhjet e parakohshme, Zaev ka ftuar në Qeveri partinë tjetër shqiptare, Alternativa, me të cilën ka arritur marrëveshje për koalicion.

 

Më 11 nëntor, ai i ka mbijetuar edhe mocionit të mosbesimit, që është iniciuar nga VMRO DPMNE-ja.

 

Dimitar Kavaçevski, pasardhësi i Zoran Zaevit

 

Mandatin për formimin e Qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski e merr nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, brenda dhjetë ditësh pasi që Kuvendi ta njoftojë kreun e shtetit me vendimin se ka konstatuar dorëheqjen e Qeverisë së Zoran Zaevit.

 

Mandatari, sipas Kushtetutës, brenda 20 ditësh, duhet të dorëzojë për miratim në Kuvend përbërjen e re qeveritare, e cila votohet me 61 vota të deputetëve. Shumica parlamentare numëron 64 deputetë./R.E.L

Posted Under:
Kryesoret Politike Rajoni
Tagged:
Zoran Zaev

Nga e njëjta kategori

“Në PD s’ka garë”, Mërtiri: Me Sali Berishën në krye, e kanë të sigurt humbjen!

më shumë...

75-vjetori i krijimit të Forcës Ajrore, Begaj: Plani i modernizimit të FA, ambicioz dhe i nevojshëm!

më shumë...

VIDEO/ Rama publikon transformimin e Lanës ndër vite: Llafet i merr lumi!

më shumë...

“Partizani”, Balla del pas 3 orësh nga SPAK: Uroj të jetë proces i drejtë, shpresoj të thirrem edhe për 21 janarin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:15

“Në PD s’ka garë”, Mërtiri: Me Sali...

7:59

Kruarja e lëkurës, simptoma e zakonshme që...

7:42

Ministri izraelit: Do të ndërmarrim sërish veprime...

6:47

KE publikon masa për mbrojtjen e konsumatorëve...

6:32

Sulmet izraelite në Libanin jugor, humbin jetën...

6:09

Makina përfundon në oborrin e banesës në...

6:08

VIDEO/ Autobusi bie në lumin Sena, shpëtohen...

5:54

SHBA shqyrton vendosjen e raketës hipersonike “Dark...

5:40

Bllokada detare në Hormuz, OKB: Rrezikohet ekonomia...

5:37

75-vjetori i krijimit të Forcës Ajrore, Begaj:...

5:31

Propozimi i Rusisë për armëpushim në 9...

5:24

Muaj maj sjell ndryshimin për këto shenja...

5:13

Mesazh i Mojtaba Khameneit: Irani do të...

5:09

Trump i përgjigjet kancelarit gjerman: Merz duhet...

4:57

Kina do ndalojë shitjen e dronëve për...

4:30

VIDEO/ Rama publikon transformimin e Lanës ndër...

4:29

A do të sjellë BE-ja një taksë...

4:24

“Partizani”, Balla del pas 3 orësh nga...

4:21

Vendoset data, ja kur do të mbahen...

4:02

Shqipëria miqësore me Izraelin, testi më 3...

Më të klikuarat

  • “Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin...
  • VIDEO/ Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP...
  • “Mund të marrësh një lajm të rëndësishëm”, parashikimi i yje...
  • Mjeku Edmond Gashi Skandali tek Onkologjiku, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet...
  • Sot në 12:00 mbyllet afati për kandidaturat, Berisha i vetmi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.