“Zonja e vjetër” shkëlqeu në startin e kampionatit Italian. Një Juventus me tre yje likujdoi lehtësisht Udinesen në transferte duke I dhënë Maks Alegrit sinjale positive ne nisje të sezonit të ri.

 

Pjesa e parë e bardhezinjte në sfiden e transmetuar në Tring ishte vërtet e niveleve të larta vecanërisht falë dyshes Kieza dhe Vlahovic,.Sulmuesi Italian zhbllokoi sfiden ne minutën e 2.

 

Në minutën e 20 një prekje me dore e vendasve në zonën e tyre i dha mundësi Juventusit të ekzekutoje njën penallti permes sulmuesit serb i cili nuk gaboi duke dyfishuar.

 

Brenda shteses së madhe 5 minuteshe në pjesën e parë ishte Rabio që me kokë përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit Silvestri duke mbyllur llogarite.

 

Në pjesën e dytë pavarësisht se Udinese u rrit, Shcezni ishte I pakalueshëm.

 

Shumë emocione dhe një përmbysje e madhe e Leces ndaj Lazios në duelin tjeter të mbrëmjes të se dieles në Tring. Kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh me Imobilen, mirëpo në fund ndodhi gjithcka.

 

Vendasit barazuan me anë të Almkvist ne minutëne  85, gol vërtet shumë I bukur dhe vetëm 2 minuta më vonë përmbysen gjithcka me Di Franceskon.

 

Me heret Roma një tjetër ekip kryeqytetas nulk shkoi më shumë se barazimi shtepiak 2 me 2 kundër një tjeter ekipi jugor, Salernitana.

 

Beloti kaloi në vantazh verdhelkutq, pastaj përmbysja e madhe e miqve përmes dy golave shumë të bukur të Kandreves dhe në fund, ishte sërish Beloti që shpetoi Romën nga humbja. Atalanta e Gjimshiyit e nisi mbarë serine a duke fituar ndaj Sasuolos së Nedim Bajramit në transferte.

 

Sot është radha e Milanit që do ta nisë sezonin e ri në transferte kundër Bolonjës në orën 20 e 45, sfide e cila do të transmetohet në Tring.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *