Subscribe

Fshati turistik i Voskopojës mbetet ndër më të prekurit nga zjarret e kësaj vere. Janë me tepër se një mijë hektarë te prekura nga flaket, ndërsa sipërfaqe te mëdha jane djegur plotësisht. Banoret e kësaj zone thonë se është teper e vështirë qe pylli te kthehet ne gjendjen e mëparshme, çka do te ndikoje edhe ne zhvillimin e turizmit. Ata i bëjnë apel qeverise te pyllëzojë tokat e djegura.

 

Idenë e pyllëzimit të Voskopojës e mbështet edhe Bashkia e Korçës. Kryebashkiaku Sotiraq Filo shprehet se per ta bere kete, duhet te priten te gjitha pemët e djegura, çka bie ndesh me moratoriumin e pyjeve. Voskopoja është e kërkuar jo vetem per kulinarinë, por edhe per ajrin e pastër e pishat e shumta, ndërsa guidat turistike neper pyje janë te preferuara nga turistet vendas dhe ato te huaj. Astrit Kodheli operator turistik i kesaj zone thotë se tashme do te jete shume me e vështirë per te sjelle turiste. Në gjithë vendin janë mijëra hektarë të tjerë të shkrumbuara e tashmë u takon autoriteteve të mendojnë se si do të ndërhyjnë për të rikthyer gjelbërimin në këto zona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *