Zjarre masive kanë përfshirë Portugalinë si pasojë e temperaturave të larta nga te cilat po vuan i gjithë kontinenti europian. Më shumë se 700 zjarrfikës janë duke luftuar me flakët në pjesën jugore, ndërsa në dispozicion janë edhe 11 avionë. Situata paraqitet alarmante për shkak të thatësirës, ndërsa temperaturat shënojnë 46 gradë.

 

Zjarri masiv i aktivizuar në rajonin jugor të Algarve, ka djegur më shumë se 1,000 hektarë pyje, ndërsa banorët e 2 fshatrave janë evakuuar. Agjencia e Mbrojtjes Civile ka nisur një fushatë sensibilizuese për të paralajmëruar qytetarët mbi rrezikun ekstrem të zjarrit në disa zona, në mënyrë që të shmangen humbjet e jetëve të njerëzve.

 

Ndërkohë në Spanjë numri i viktimave si pasojë e të nxehtit ekstrem ka shkuar në 3. Dy persona humbën jetën në rajonin juglindor të Murcias, ndërsa këtë të diele viktima e 3 u shënua në Barcelonë.

 

Ne Holandë autoritetet mbyllën disa rrugë, si pasojë e shkrirjes së asfaltit nga i nxehti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *