E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarret djegin vendin/ KLSH “skanon” punën e Emergjencave Civile, audit të gjitha tenderimeve

Në një kohë kur vendi po digjet nga zjarret, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vendosur të kalojë në “skaner” të gjithë punën e Emergjencave Civile.

 

Audituesit kanë nisur mbledhjen e dokumentacioneve në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile si dhe hallka të tjera të Ministrisë së Brendshme që lidhen me Emergjencat Civile në Ministrinë e Mbrojtjes si dhe ato të pushtetit vendor.

 

Kreu i KLSH-së, Arben Shehu ka urdhëruar që të auditohen të gjitha tenderimet e viteve të fundit për blerjen e pajisjeve të emergjencave . Gjithashtu do të auditohen edhe të gjitha pajisjet që janë në dispozicion për rastet e emergjencave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë