Subscribe

Një zjarr I fuqishëm I shfaqur në orët e mbrëmjes të së shtunës në një fermë bagëtish në fshatin Sovjan të Korçës vuri në alarm tre bashki të ndryshme për shuarjen e tij dhe shmangien e pasojave të rënda.

Zjarri I përmasave të mëdha ka marrë përhapje nga një pjesë e fermës me bazë ushqimore në pronësi të shtetasit Novruz Dautllari. Paniku përfshiu disa familje të fshatit Sovjan ku u shfaq kjo vatër zjarri, për shkak të përhapjes të flakëve me shpejtësi në disa banesa pranë.

Burime nga bashkia Maliq që përfshin në Njësinë e vet Administrative fshatin Sovjan, bënë me dije se vetëm falë reagimit të shpejtë të banorëve dhe disa mjeteve zjarrfikse u bë e mundur të izolohet vatra e zjarrit pa shkaktuar dëme në banesat pranë. Mjetet nga bashkitë e Maliqit, Pogradecit e Korçës ndërhynë në kohë duke vënë nën kontroll situatën. Operacioni I ndërhyrjes me të paktën tre mjete zjarrfikse bllokoi flakët dhe pasojat mbetën vetëm në dëme materiale.

Ende nuk ka një version zyrtar për rënien e këtij zjarri masiv, që për nga përhapja rrezikoi disa banesa pranë fermës të bagëtive. Burime të policisë thanë se një grup hetimor në vendngjarje po verifikon shkaqet nëse zjarri ka qënë I qëllimshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *