Subscribe

“ABI Bank” organizoi takimin e rradhës të Bordit me klientët dhe bashkëpunetorët. Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i ABI Bank, Z. Andi Ballta tha se “ABI” është pozicionuar si një bankë butik dhe po kontribuon direkt në financimin e veprave të rëndësishme në turizëm dhe infrastrukturë.

“Synimi ynë është të sjellim në treg produkte dhe shërbime të sprovuara në efikasitetin e tyre që mbështesin direkt dhe në mënyrë domethenëse rritjen e ekonomisë. Gjatë këtij viti janë hapur katër degë të reja dhe objektivi ynë është të hapim dhjetë degë brenda vitit 2024. Banka rritet me rritjen e klientëve dhe sot “ABI” ka një prezencë të rëndësishme në korporatat e mëdha dhe të mesme në të gjithë vendin dhe sektorët e ekonomisë”, tha zoti Ballta.

Znj. Kathryn Sëintek, Kryetare e Bordit tha se “ABI” tashmë ka krijuar profilin e vet të rëndësishëm në tregun bankar.

“Banka ka treguar aftesine e saj per tu rritur organikisht dhe per te zgjeruar pjesemarrjen e saj ne tregun bankar. Bordi dhe NCH Capital falenderon klientet tane dhe personelin e mrekullueshem te ABI Bank. Gjithashtu, vleresojme shume Banken e Shqiperise per rolin e rendesishem ne rritjen dhe permiresimin e sistemit bankar. Nje falenderim i vecante per personelin dhe drejtimin e Ambasades Amerikane per mbeshtetjen e tyre ndaj ABI Bank qe prej krijimit te saj”, tha Swintek.

Me aktivet e bankës qe po i afrohen shumës prej 1.5 miliardë dollarë, “ABI Bank” është manaxheri më i madh Amerikan i aktiveve në Shqipëri dhe një nga investitorët Amerikanë më të rëndësishëm në Shqipëri./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *