Siguria ushqimore është kthyer në një problem serioz në Shqipëri. Raportet e institucioneve vendase por edhe ato ndërkombëtare sic ishte rasti I fundit I Bankes Botërore, tregojnë së vendi ynë ka problem serioze me sigurine dhe cilësine e ushqimeve.

Ndërkohe institucioni përgjegjes për kontrollon e sigurise ushqimore, AKU ndër vite ka qënë më shumë një institucion për të mbushur orekset partiatike sesa për të garantuar konsumatorin për produktet që konsumojnë.

Së fundmi AKU raporton për periudhën 1-25 tetor në rang vendi janë kryer 4011 kontrolle në të gjitha pikat doganore të Shqipërisë. AKU shton se gjatë kësaj periudhe janë konstatuar dhe bllokuar 13.3 ton produkte ushqimore të pasigurta për tregun shqiptar.

 

Konkretisht, në pikën doganore, Durrës janë bllokuar 4.5 ton oriz me vend origjinë, Spanjë. Ngarkesa në fjalë nuk shoqërohej me certifikatë fitosanitare gjë që bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.Ndërkohë, në pikën doganore, Qafë Thanë është bllokuar një sasi prej 1.8 ton domate me vend origjinë Lituani pasi u konstatua prezencë myku dhe të kalbura- pra të papërshtatshme për konsum.Ndërsa në pikën doganore, Hani i Hotit janë bllokuar: 2.2 ton birrë, origjina nga Çekia dhe 4.8 ton produkte ushqimore si, kripë, salcë djathi, patatina, kokoshka dhe çokollatë me vend origjinë, Hungarinë. Këto dy ngarkesa ishin afër afatit të skadencës- pra nuk lejohen të futen për konsumin vendas.

 

Një ditë më parë u raportua bllokimi I një magazine që mbante në kushte aspak normale sasi të mëdha peshku dhe karkalecash që më pas hidhen në treg duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetareve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *