Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskly u ka bërë thirrje zyrtarëve të lartë rusë dhe figurave të medias që të japin dorëheqjen nga postet e tyre.

 

Gjatë natës presidenti iu drejtua drejtpërdrejt “të gjithë zyrtarëve të Federatës Ruse”.

 

“Nëse qëndroni në detyrë, nëse nuk e kundërshtoni luftën, komuniteti ndërkombëtar do t’ju privojë nga gjithçka”, tha Zelensky. “Gjithçka që keni fituar ndër vite. Kjo tashmë po bëhet.”

 

“E njëjta gjë vlen edhe për sistemin e propagandës”, vazhdoi ai.

 

“Dega e katërt e pushtetit në Rusi. Nëse qëndroni të punoni për propagandë, ju jeni duke e vënë veten në rrezik shumë më të madh se sa nëse largoheni. Tërhiquni! Disa muaj pa punë është padyshim më mirë për ty sesa një jetë e përndjekjes ndërkombëtare”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.