E martë, 20 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zelensky letër Trumpit: Na furnizoni me raketa

Presidenti Volodymyr Zelensky i ka dërguar një letër Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Kongresit, duke përmendur mungesën kritike të raketave të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.

Kështu tha sot këshilltari i tij i komunikimit, ndërsa Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj vendit.

Reklamë

Në letrën e tij, të nënshkruar sot, Zelensky kërkoi të “ndihmohet Ukraina të sigurojë këtë mjet jetësor mbrojtjeje kundër terrorizmit rus-raketat Patriot PAC-3 dhe sisteme shtesë me qëllim ndalimin e raketave balistike ruse dhe sulmeve të tjera raketore ruse kundër Ukrainës”.

E vetmja mënyrë që Ukraina ka për të rrëzuar raketat balistike ruse janë raketat interceptuese të sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot të prodhuara në Amerikë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë