Në samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s, presidenti Volodimir Zelenski i ka kërkuar liderve perëndimorë që të armatosin Ukrainën pasi pre një muaj po i bën ballë luftës ruse, në kushte të pabarabarta.

 

VOLODYMYR ZELENSKIY

PRESIDENT I UKRAINES

 

“Më 24 shkurt, ju drejtova me një kërkesë logjike për të ndihmuar në mbylljen e qiejve tanë. Nuk dëgjuam një përgjigje të qartë. Dhe i shihni pasojat sot, sa njerëz u vranë, sa qytete paqësore u shkatërruan. Ushtria ukrainase reziston prej një muaji në kushte të pabarabarta! Dhe unë kam një muaj që përsëris të njëjtën gjë. Për të shpëtuar njerëzit dhe qytetet tona, Ukraina ka nevojë për ndihmë ushtarake, pa kufizime. Ndërsa Rusia përdor të gjithë arsenalin e saj kundër nesh. Shkatërron të gjitha gjallesat. Çdo objekt, nga shtëpitë te kishat, nga depot e ushqimit te universitetet, nga urat te spitalet.”

 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u përgjigj duke thënë se të gjithë aleatët po ndihmojnë por qëllimi kryesor është që konflikti të mos përshkallëzohet përtej Ukrainës.

 

JENS STOLTENBERG

SEKRETAR I PERGJTHSHEM, NATO

 

”Aleatët e NATO-s kanë siguruar tashmë mbështetje domethënëse ushtarake për Ukrainën, të gjithë po bëjnë ccfarë munden për të ndihmuar por në të njëjtën kohë ne kemi përgjegjësinë që konflikt të mos përshkallëzohet në shkallë më të gjerë pasi kjo do të ishte më e rrezikshme. ”

 

NATO, G7 dhe BE janë bërë bashkë sot në Bruksel, në një shfaqje të rrallë uniteti kundër pushtimit rus, për të vendosur një strategji afatgjate të sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *