Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po mban një fjalim para parlamentit britanik nëpërmjet një lidhjeje me video nga Ukraina.

 

Zelensky krahasoi luftën e Ukrainës kundër Rusisë me luftën britanike kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

 

“Ju nuk donit të humbnit vendin tuaj kur nazistët donin të merrnin vendin tuaj,” tha ai. Zelensky tha se njerëzit e tij kanë treguar një përpjekje “heroike” kundër forcave ruse.

 

Ndër të tjera Volodymyr Zelensky tha se sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë janë mirëpritur nga Ukraina, por nuk mjaftojnë. Ai thotë se duhet të ketë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *