Subscribe

Dy ditë pas ekzekutimit mafioz të Abdulla Budllës, policia e shtetit ka identifikuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje. Efektivët kanë shoqëruar edhe disa persona të tjerë që besohet se janë përshirë në vrasje.

Shkak i vrasjes mendohet se ka qenë një konflikt I vazhdueshëm që viktima kishte pasur prej kohësh me kushërinjtë e tij që jetojnë po në fshatin Fushë-Prezë.

Por nga ajo që është deklaruar nga familjarët, mësohet se mes tyre nuk ka patur përplasje së fundmi.

Policia ndërkohë është ende në kërkim të mjetit që u përdor gjatë vrasjes, një makinë tip Audi me ngjyrë blu me portobagazh. Ajo dyshohet se lëvizi në drejtim të Fushë-Krujës.

Abdullah budlla u qëlluar me 8 plumba, por në vendin e ngjarjes nuk u gjet asnjë prej  gëzhojave.

Grupi hetimor ka sekuestruar edhe telefonin e viktimës, ku nuk janë konstatuar të dhëna me përmbajtje kërcënuese.

Budlla, babai i 4 fëmijëve u vra pasditen e të hënës pranë kryqëzimit të Rinasit,  në Fushë-Prezë, në vendin ku ai dilte çdo ditë për të punuar si taksist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *