E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama ftesë grekëve nga Athina: Ejani hapni biznese në Shqipëri, ju ofrojmë taksa më të ulëta

Në stadiumin e mbushur plot me emigrantë shqiptarë që valëvisnin flamurin kuq e zi, kreu i qeverisë Edi Rama nuk i fshehu emocionet pas takimit me bashkëkombasit e tij që punojnë dhe jetojnë në vendin fqinj.

Nga Athina, kreu i qeverisë tha se marrëdhëniet greko-shqiptare vijojnë të jenë shumë të mira.

Reklamë

Madje ai i bëri ftesë shtetasve grekë që të vijnë në Shqipëri për të hapur bizneset e tyre pasi vendi ynë i ofron lehtësira, siç janë taksat më të ulëta në krahasim me Greqinë.

Edi Rama: Duket sikur mes Shqipërisë dhe Greqisë ka pasur probleme të përjetshme. Ndërkohë jeta e përditshme jashtë kafenesë së zhurmmshme të interesave afatshkurta të politikës dhe përtej pasqyrave verbuese mediatike vazhdon normale, aktive dhe produktive. Greqia rendiet e treta në listën e partnerëve tregtarë të Shqipërisë. Falë angazhimit të operatorëve ekonomikë jemi në hapat e fundit të krijimit të dhomës së parë shqiptaro-greke të tregtisë dhe industrisë me seli në Athinë. Pritet miratimi i qeverisë greke për të hapur qendrën e kulturës shqiptare, për të cilën qeveria jonë ka lëvruar dhe fondet përkatëse. Numri i udhëtarëve që lëvizin drejt të dyja vendeve është dhjetëfishuar.

Shqiptarët janë prej kohësh të dashuruar me brigjet e Greqisë, por dhe anasajelltas. Gjithnjë e më shumë grekë po zbulojnë Shqipërinë turistike. Grekët kanë qenë janë dhe do të jenë gjithnjë të mirëseardhur në Shqipëri. Jo vetëm për pushime, por edhe për të punuar, hapur dyqane ngritur kompani, startuar linja investimesh për të përfituar nga një regjim taksash shumë më i ulët se në Greqi. Shqipëria i krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë politikani që vjen të protestojë atje dhe vjen humb zgjedhjet këtu./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë