Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë.
Ai i falenderoi ata për mikpritjen, teksa i quajti zotër të barabartë të vendit fqinj.
Lexo edhe :
Related Posts
“Motra dhe vëllezër mirëse ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë në Greqinë fqinje dhe mike. Faleminderit për këtë mikpritje kaq prekëse në këtë strehë kaq të madhe që ju e bëtë të duket kaq e vogël. Mirëseardhja juja me emocionon, entuziazmi juaj më përul. Jeta dhe vepra juaj më mbushin me frymëzim.
Jeni bërë shëmbëlltyra e jashtëzakonshme e krenarisë së atdheut tonë në këtë pjesë të Europës. Disa këtu në Greqi u çuditën, të tjerë u mërzitën, ndonjë edhe tha se unë nuk duhet të vija për vizitë te ju. Por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjar, ata do kuptojnë që unë nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm, pork am ardhur të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie. Kam ardhur të flas me qytetarët e barazvlefshëm të Greqisë demokratike, ku shqiptarët nuk janë më të ardhurit e leckosur nga mllet, por janë përfaqësuesit e një vendi krenar që është Shqipëeria jonë. Shqipëria e ka ngritur përfundimisht kokën e ulur në shekuj nga dhuna e historisë së saj tragjike dhe i sheh sot drejt e në sy të gjithë me të njëjtin respekt që kërkon dhe meriton nga të gjithë”, tha Rama. /vizionplus.tv








