Aksioni stop informalitetit është shtrirë këtë të dielë në qytetin e Durrësit ku u zbulua në Porto Romano një depozitë karburanti me mangësi në deklarim me 233 mijë litra benzinë.

 

Aksionin e ka njoftuar vetë kreu I qeverisë, Edi Rama, në një postim në Facebook, I cili shprehet se operacioni I kthimit në ligjshmëri do të vijojë e do të prekë çdo magazinë doganore.

 

Sipas kryeministrit Rama ai nuk do të prekë vetëm sektorin e karburanteve por edhe atë të produkteve të tjera të akcizës.

 

“Porto Romano, Durrës – Zbulohet depozita me mangësi në deklarimin e 233 mijë litra benzinë dhe aktivizohet masa ligjore. Operacioni i kthimit në ligjshmëri do të prekë çdo magazinë doganore; jo vetëm për karburantin, por edhe për produktet e tjera të akcizës, për t’u përballur me #ZeroTolerancë ndaj abuzuesve”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *