Subscribe

Gjashtë muaj para se zgjedhësit t’i drejtohen kutive të votimit ku për herë të parë identifikimi i tyre do të jetë elektronik, janë përcaktuar rregullat e para që do të çojnë në zbatimin e teknologjisë.

 

Lealba Pelinku, nënkomisionere e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, autoriteti që përgjigjet drejtpërdrejt për realizimin e identifikimit biometrik thotë se i gjithë sistemi do të jetë i mbyllur, pra nuk do të funksionojë përmes internetit, për të shmangur çdo ndërhyrje të mundshme në rrjet dhe institucioni i vetëm që do të kontrollojë të dhënat është KQZ.

 

LEALBA PELINKU  

NENKOMISIONERE E KQZ

 

Zgjedhësi pasi do të identifikohet në mënyrë elektronike dhe në këtë fazë mund të identifikohen rastet kur zgjedhësit nuk i takon të votojë në atë qendër votimi apo zgjedhësi voton për herë të dytë, do të kalohet në fazën e nënshkrimit biometrik. Me anë të shenjave të gishtërinjve.

 

Edhe në rastet kur teknologjia mund të hasë në probleme, është parashikuar zgjidhja.

 

LEALBA PELINKU

NENKOMISIONERE E KQZ

 

Në qoftë se do të ketë probleme me lexuesin e dokumentit të identifikimit, kartë identiteti apo pasaportë biometrike, parashikohet edhe alternativa e identifikimit manual, me anë të një procedure të autorizuar nga ana e komisionit të qendrës së votimit.

 

Me gjithë kohën e  kushtëzuar, objektivi i deritanishëm është që çdo kërkesë për përmbushjen e teknologjisë që nga pajisjet e deri te trajnimi i personave që do ta përdorin atë të jenë gati, më e pakta një muaj para 25 Prillit.

 

LEALBA PELINKU

NENKOMISIONERE E KQZ

 

Është koha e nevojshme për implementim, duke mbajtur parasysh edhe detyrimin për testim paraprak, të paktën një muaj, një muaj e gjysmë ditës së mbajtjes së zgjedhjeve.

 

Pas përcaktimit të rregullave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shpall fondin që do ti duhet për konkretizimin e tyre.

 

LEALBA PELINKU

NENKOMISIONERE E KQZ

 

Pasi të kemi identifikimin e vlerës së përafërt të projektit, KQZ kërkon miratimin dhe alokimin e fondeve. Lidhur me vlerën e financimit përveç detyrimit që ka shteti shqiptar, KQA-ja ka kërkuar mbështetje financiare edhe nga Bashkimi Evropian.

 

Futja e teknologjisë në zgjedhje, fillimisht me identifikimin biometrik, një nga pikat e marrëveshjes së 5 Qershorit, mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar për kodin e ri zgjedhor, është garancia se të paktën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk do të përsëritet fenomeni i votimit familjar apo që i njëjti person e shpreh vullnetin e tij politik më shumë se një herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *