Subscribe

Ministria e Drejtësisë ka përkthyer letërporosinë e mbërritur pak javë më parë nga Italia, ku autoritetet shqiptare kërkonin të dhëna për udhëtimin që famijarë të Saimir Tahirit kanë bërë me Moisi Habilajn.

 

Letërporosia e përkthyer në shqip tashmë i është vënë në dispozicion dy prokurorëve të çështjes, Vladimir Mara dhe Dritan Prençit.

 

Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije për Vizion Plus, se në letërporosinë e ardhur nga autoritetet italiane, nuk faktohet asnjë dyshim se familjarë të ish ministrit të Brendshëm të kenë qenë së bashku me Moisi Habilajn.

 

Tashmë prokurorët janë në pritje vetëm të një letërporosie nga Mali i Zi, ku janë kërkuar të dhëna po për të njëjtin udhëtim.

 

Një javë më parë prokuroria e krimeve të rënda vendosi të shtyjë hetimet për Tahirin, ndërsa kete te hene ish-ministri i brendshëm ankimoi këtë vendim, duke kërkuar që dosja të shkojë në gjykatë.

 

Sajmir Tahiri është nën hetim që prej një viti. Ai dyshohet se i ka krijuar lehtësira grupit të habilajve për të bere trafikun e drogës drejt italisë, duke perfituar shuma te medha parash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *