Personi që mbeti i plagosur rëndë nga atentati me eksploziv në Tiranë është Preng Gjini, vëllai i Armando Gjinit. Ky i fundit u vra në gusht të vitit 2019.

Makina në të cilin po udhëtonte Gjini shpërtheu pranë  “Vasil Shantos” në kryeqytet. Bëhet fjalë për atentat me lëndë plasëse të telekomanduar.

Ndërkohë, uniformat blu dyshojnë se bëhet fjalë për atentatorë të paguar.

Vëllai i objetivit të këtij atentatit, Armando Gjini u ekzekutua pranë katedrales në Rrëshen, ku ai ishte në makinë se bashku me dy fëmijët e tij të mitur, ndërsa pak më larg ka qenë edhe bashkëshortja e tij, e cila ishte ndalur në një market.

Pas vrasjes se Armando Gjini që njihej ndryshe  si Tonin Gjini, në Kodër-Rrëshen u gjet një makinë e djegur e cila dyshohet se është lënë nga autorët. Kujtojmë se Gjini i kishte shpëtuar një tjetër atentati 3 muaj më parë, ku në makinën e tij u gjet një pako eksplozivi që më pas u shpërthye nga xhenierët e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *