E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

‘Ylli’ i ardhshëm i Shqipërisë nuk ndalet, shënon 2 gola të tjerë me Tottenham

Armend Muslika vazhdon të tregojë potencialin e tij në futbollin anglez.

Talenti i Kombëtares shqiptare U-19 ka qenë protagonist me Tottenhamin U-18, duke realizuar dy gola në fitoren 4-1 të skuadrës londineze në Kupën e Ligës.

Reklamë

Sulmuesi shqiptar po kalon një periudhë pozitive, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjet dhe aftësitë e tij në repartin ofensiv. Në ndeshjen e sotme, Muslika e dërgoi dy herë topin në rrjetë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në suksesin e Tottenhamit.

Momenti më i veçantë ishte goli i dytë, i realizuar me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë perfekte, duke treguar edhe një herë cilësitë teknike të futbollistit të ri shqiptar.

Reklamë

Muslika konsiderohet një prej talenteve interesantë të Shqipërisë për të ardhmen dhe paraqitje të tilla në akademinë e Tottenhamit përbëjnë një sinjal pozitiv për zhvillimin e tij.

Me dy golat e radhës, sulmuesi kuqezi vazhdon të fitojë vëmendje në Angli, ndërsa synimi i tij është të hedhë hapa të mëtejshëm në karrierë dhe të afrohet gradualisht me nivelet më të larta të futbollit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.