E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Alarm në Arabinë Saudite, rebelët Huthi godasin aeroportin e Riadit! Pesë persona në gjendje kritike  

Të paktën pesë persona janë  plagosur pas një sulmi në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, në Arabinë Saudite. Ata ndodhen në terapi intensive, sipas burimeve spitalore.

Dhjetëra persona të tjerë, të cilët mbetën gjithashtu të plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

Reklamë

Sipas një burimi diplomatik, aeroporti ndërkombëtar u godit nga një raketë e lëshuar nga forcat Huthi.

Pas sulmit, disa kompani ajrore ndërkombëtare anuluan një numër të konsiderueshëm fluturimesh drejt dhe nga Riadi.

Reklamë

Sipas raportimeve, disa prej anulimeve mund të zgjasin deri të hënën.

Ndërkohë, Aeroporti Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad publikoi një njoftim për udhëtarët, duke u kërkuar të konfirmojnë statusin e fluturimeve përpara se të nisen drejt aeroportit.

“Ju lutemi, kontaktoni drejtpërdrejt kompaninë tuaj ajrore dhe konfirmoni statusin e fluturimit përpara se të drejtoheni për në aeroport”, thuhet në njoftim.

Situata e sigurisë në rajon mbetet e tensionuar, ndërsa sulmet kanë shkaktuar shqetësime për sigurinë e udhëtarëve dhe vijimësinë e transportit ajror.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.