Greqia konsiderohet si një nga vendet me plazhin dhe atraksionet turistike më të preferuara në Europë e jo vetëm. Për të garantuar turizëm të mirë dhe mbarëvajtje të sezonit veror, autoritetet kanë ‘zbarkuar’ në terren duke u kujdesur që subjektet private të mos shkelin ligjin, në mënyrë që të respektohet dhe hapësira e plazheve publike.

 

Në kuadër të mbarëvajtjes së ligjit, këtë të premte autoritetet e vendin fqinj kanë zhvilluar një operacion për të ndëshkuar ‘zaptuesit’ e plazheve në tre nga zonat më turistike, Mykonos, Rodos dhe Paros.

 

Si pasojë, 22 pronarë/menaxherë biznesesh janë vënë në pranga për shkak të shkeljeve të konstatuara.

 

Tre janë motivet kryesore që kanë çuar pas hekurave drejtuesit e subjekteve private. Zënia e plazhit, duke mos ruajtuar distancën e përcaktuar nga vija bregdetare, ‘zaptimi’ pa leje përkatëse dhe prekja e zonave arkeologjike.

 

Në Mykonos u arrestuan:

 

– Përfaqësues ligjor i një kompanie dhe 17 persona të tjerë, të cilët kryenin punimet e montimit të konstruksioneve metalike, një platformë me sipërfaqe 380 m2, pjesë e zonës bregdetare – plazh, pa leje,

 

– Drejtues i përkohshëm i një biznesi, i cili kishte vendosur pa leje 16 çadra, 16 struktura druri me 4 shezlongë në secilin prej tyre, me një sipërfaqe prej afërsisht 300 m2.

 

Në Paros u arrestuan:

– një pronar biznesi, i cili kishte vendosur 206 komplete çadra/shezllone që zinin një pjesë të bregdetit dhe zonës së plazhit, pa leje.

– menaxher i përkohshëm i një akomodimi turistik, i cili kishte vendosur 12 çadra dhe 24 shezllone, vendosi një gardh 5 metra të gjatë dhe një belveder prej druri në brendësi të detit dhe plazhit, pa leje.

 

Të arrestuar në Rodos 

Drejtuesi i një biznesi që kishte vendosur 136 çadra dhe 272 shezlongë, nga të cilët 20 çadra dhe 40 shezlonge ndodheshin më pak se 5 metra nga bregu, duke penguar kështu daljen e lirë të publikut në det. Gjithashtu, në zonë ishin ndërtuar 220 tavolina e karrige dhe kishte struktura të fiksuara prej druri, pa miratimin e Shërbimit Arkeologjik kompetent dhe lejen e përdorimit të plazhit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *