E premte, 6 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Zaev takon Tusk e Mogherinin

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ndodhet ne Bruksel ne vizitën e parë zyrtare qe pas zgjedhjes në këtë post. Ai është takuar me presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk dhe shefen e Diplomacisë Europiane, Federica Mogherini. Mogherini dhe Zaev theksuan se është i rëndësishëm pajtimi dhe uniteti i vendit dhe që të kapërcehen ndarjet ndëretnike. Bashkëpunimi me opozitën do të jetë kyç për zbatimin e reformave. Mogherini shprehu angazhimin e BE për të bashkëpunuar për integrimin e Maqedonisë. Pjese e axhendës janë edhe takimet me komisionerin për zgjerimin, Hahn dhe me shefin e NATO-s, Stoltenberg. Zaev shoqërohet në këtë vizitë nga dy ministra dhe zv/kryeministri per integrimin, Bujar Osmani.

 

 

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë