Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u takua në Bruksel me homologun belg, Jan Jambon, ku bëri një përmbledhje të arritjeve të deritanishme në fushat e veprimit të institucionit qe ai drejton.

 

Xhafaj prezantoi rezultatet e luftës kundër krimit të organizuar në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” si dhe u ndal te rezultatet në luftën kundër fenomenit të kanabisit, qëllimi i së cilës është heqja përfundimisht e Shqipërisë nga harta e vendeve që kultivojnë kanabis.

 

Fukusi i bisedës së dy ministrave ishte lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit të dhunshëm, çështjet që kanë të bëjnë me azil kërkimin dhe migracionin e parregullt, të cilat janë kthyer në çështje të diskutuara në Belgjikë.

 

Ndërkohe Ministri I Brendshëm belg, Jambon tha se sfidat që po has Shqipëria, janë po të njëjtat me ato të vendeve anëtare të BE-së, duke marrë si shembull terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, ku jo më larg se disa javë më parë, Belgjika u godit nga ky fenomen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *