Pas deklaratave të kryetarit të PD-së Lulzim Basha për kriminalitetin në vend, ka reaguar ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili u shpreh se puna e qeverisë është pa kompromis me botën e krimit dhe rezultatet janë të vërteta.
Përmes një reagimi në ‘Tëitter’ Xhafaj, ndër të tjera ka nxjerrë edhe disa shifra që flasin për nivelin e kriminalitetit, duke i krahasuar me periudhën kur në krye të Ministrisë së Brendshme ishte Basha.
“Basha, tha sot:“Ju parashtroj…një çështje kapitale, emergjence kombëtare, siç është gjendja e rendit e shpartallimit të plotë të institucioneve të zbatimit të ligjit!” Një E PAVËRTETË e madhe, dalë nga goja e ish-min. të Brendshëm më të paaftë në vite. Të dhënat e faktet mbi punën tonë të palodhur e pa kompromis me botën e krimit dhe rezultatet konkrete janë E VËRTETA. Krahaso çdo shifër e të dhënë të kohës së LB si ministër i Brendshëm, me ato të këtyre 2 viteve të fundit. Shihni dhe gjykoni. Imazhe sa për 1000 fjalë!”.